Irak, njësitet artilerike të SHBA-së godasin bazat e DEASH-it

Njësitet artilerike të SHBA-së në Irak kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DEASH në malin Karaçak, jo shumë larg qytetit të Mosulit

 Njësitet artilerike të SHBA-së në Irak kanë kryer sulme ndaj pozicioneve të organizatës terroriste DEASH në malin Karaçak, jo shumë larg qytetit të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i forcave Peshmerga, koloneli Ziryan Sejh Vesani për AA konfirmoi se njësitë artilerike të SHBA-së mbrëmë vonë kanë bombarduar një fole të terroristëve të DEASH-it në malin Karacak.

Vasani shtoi se në rajonin Mahmur, ku shtrihet mali Karakak, ndodhen rreth 300 terroristë, por tha se ende nuk është në gjendje të japë informacione rreth numrit të njerëzve të vrarë për shkak të sulmit amerikan.

Ndaj bazave të terroristëve në Karaçak më herët kanë kryer sulme dhe avionët amerikanë.

Edhe pse një pjesa e madhe e territorit të Irakut, e cila ishte nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, u çlirua, kërkimi për terroristët në zonat rurale vazhdon. Ushtria irakiane dhe forcat Peshmerga vazhdojnë herë pas here të kryejnë operacione kundër DEASH-it.