IRAK – Kryeministri, Haider al-Abadi anulon vizitën në Iran

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi anuloi vizitën e tij në Iran, parashikuar të mërkurën, për shkak të axhendës së ngarkuar dhe do të shkojë vetëm në Turqi, theksoi sot zyra e tij e shtypit.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi anuloi vizitën e tij në Iran, parashikuar të mërkurën, për shkak të axhendës së ngarkuar dhe do të shkojë vetëm në Turqi, theksoi sot zyra e tij e shtypit.

Një ditë më parë, një zyrtar politik irakian, njoftoi për këtë vizitë të dyfishtë, të martën në Turqi dhe të mërkurën në Iran duke theksuar se diskutimet me dy fqinjët do të kishin kryesisht karakter ekonomik.

“Abadi nuk do të shkojë në Iran sepse axhenda e tij është e ngarkuar”, theksoi zyra e shtypit e kryeministri irakian pa dhënë shumë detaje./atagov