Irak – Abadi: S’do të lejojmë as PKK-në dhe asnjë grup të armatosur që të sulmojnë Turqinë

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi të mërkurën vonë se nuk do të lejojnë kurrsesi që organizata separatiste terroriste, PKK dhe ndonjë grup tjetër i armatosur të sulmojnë Turqinë...

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, deklaroi të mërkurën vonë se nuk do të lejojnë kurrsesi që organizata separatiste terroriste, PKK dhe ndonjë grup tjetër i armatosur të sulmojnë Turqinë.

Shefi i qeverisë irakiane iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura të Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste, PKK, në malet Kandil, gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Bagdad, raporton “TRT”.

“Nuk do të lejojmë kurrsesi as PKK-në dhe as ndonjë grup të armatosur tjetër që të sulmojnë Turqinë”, theksoi Abadi duke shtuar se përveç forcave irakiane të sigurisë, Kushtetuta e Irakut përjashton praninë e të gjitha strukturave të tjera të armatosura në vend.