Interesi i madh i vizitorëve mban hapur Mauzoleun e Ataturkut deri në orët e vona të natës

Shumë qytetarë, me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së themeluesit të Republikës së Turqisë, Gazi Mustafa Kemal Ataturk, janë dyndur dje në Anëtkabir, Mauzoleun e Ataturkut në kryeqytetin Ankara, i cili qëndroi i hapur deri në orët e vona të natës.

Anëtkabiri u hap dje në mëngjes me ceremoninë zyrtare të parisë shtetërore të kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Mijëra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit vizituan Anëtkabirin, që qëndroi hapur deri në orët e vona të natës.

Qytetarët, duke shpërfillur motin e ftohtë, me flamurët turq në duar, fotografi të Ataturkut dhe lule në duar u lutën dhe mbajtën qëndrim nderi në varrin monumental të Ataturkut.

Vizitorët, që kërkuan të shëtisin Muzeun e Ataturkut dhe Luftës Çlirimtare, që gjendet në Anëtkabir, krijuan radhë të gjata në shkallët e muzeut.

Gjatë vizitës, nga altoparlantët e Anëtkabirit u transmetuan regjistrimet zanore të Ataturkut.

Edhe pishtarët e ndezur në të dyja anët e shkallëve, që të nxjerrin në mauzole, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve./TRT