Inteligjenca ushtarake britanike: Rusia po përballet me rezistencë të ashpër

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se ushtria ruse ka hasur vështirësi të shumta në përballje me ushtrinë ukrainase në të gjithë vendin.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes e Mbr  etërisë së Bashkuar thuhet se Rusia po përparon në Ukrainë “nga boshtet e shumta”, ndërsa ndeshet me “rezistencë të fortë” nga ushtria ukrainase.