Institucionet dhe qytetarët në rajon masa kundër përhapjes së koronavirusit

Vendet e rajonit imponuan masa të reja në përpjekje për të lehtësuar përhapjen e koronavirusit të ri

Të gjitha vendet e rajonit shpallën “rrezik të lartë epidemie” dhe imponuan masa të reja në përpjekje për të lehtësuar përhapjen e koronavirusit të ri, të njohur zyrtarisht si COVID-19. Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit ndaluan tubimet e mëdha dhe imponuan kufizime të udhëtimit, shkruan Anadolu Agency(AA).

– Në Maqedoninë e Veriut kërkohen udhëzime për sjelljen e qytetarëve kur vizitojnë farmacit

Shoqata e Farmacive Private (ZPARM) e Maqedonisë së Veriut kërkon udhëzime për sjelljen e qytetarëve kur vizitojnë farmacitë dhe mundësi për blerje të vazhdueshme të maskave dhe kostumeve mbrojtëse, sanitizatori për dezinfektim të duarve dhe hapësirave të punës.

Në një letër të hapur drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ata theksuan se duhet të lëshohet një njoftim për qytetarët që të dinë se si të sillen kur shkojnë në farmaci dhe çfarë të presin.

“Shqetësimi është i justifikuar dhe buron nga mungesa e tanishme e maskave dhe kostumeve mbrojtëse, si dhe e dezinfektuesve për duart dhe hapësirat e punës. Mungesa është në atë masë që nuk prek vetëm konsumatorin, por edhe mbrojtjen tonë personale”, tha ZPARM në letrën e drejtuar ministrit.Institucionet dhe qytetarët në rajon masa kundër përhapjes së koronavirusit

ZPARM shton se vazhdimisht monitoron aktivitetet dhe se mbështet plotësisht “angazhimin dhe masat jo-egoiste dhe në kohë të ministrit Venko Filipçe, si dhe të Komisionit për Sëmundjet Infektive për të trajtuar koronavirusin”.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se produktet themelore të mbrojtjes nga koronavirusi të shitura në farmaci, si maska, alkool dhe doreze, në seancën e djeshme të qeverisë është paraparë ngrirja e çmimeve të tyre. Ai theksoi se sapo të publikohet vendimi në Gazetën Zyrtare, duke hyrë zyrtarisht në fuqi, Inspektorati i Tregut do të fillojë të merr kontrollin e barnatoreve në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në vend në 26.Shqipëri, masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit

nstitucionet dhe qytetarët në Shqipëri masa kundër përhapjes së koronavirusit

Pas konfirmimit të rasteve të para me me koronavirusin e ri (COVID-19) më 9 mars në Shqipëri, institucionet shëndetësore, por edhe vetë qytetarët morën masa për t’u pajisur me maska dhe mjetë të tjera mbrojtëse.

Zyrtarisht, disa ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në të gjitha strukturat shëndetësore në vend ka nisur shpërndarja e maskave kirurgjikale. Ndërkohë, sipas urdhrit të kësaj ministrie për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse.

Për qytetarët maskat ofrohen nëpër farmaci në të gjithë vendin, por për shkak të kërkesave në rritje jo të gjitha farmacitë i disponojnë, ndërsa qytetarët kanë shprehur edhe ankesa për rritjen e çmimit të tyre. Për personelin shëndetësor maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse ndahen nga institucionet, sipas rrezikshmërisë që paraqitet në vendet e punës.

Nëpër rrugët e qyteteve të vendit, një pjesë e qytetarëve i përdorin maskat, ndërsa më shumë përdorimi i tyre vërehet në ambiente e bizneseve që janë të hapura, sidomos nëpër dyqane. Nga ana tjetër, institucionet kanë kryer edhe dezinfektimin e ambienteve të tyre, por edhe të ambienteve publike, sipas udhëzimeve të marra nga institucionet shëndetësore.Shqipëri, masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka kryer monitorimin mbi dezinfektimin dhe kushtet higjieno-sanitare të të gjitha pikave doganore në vend, por edhe në ambientet të tjera.

Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë thuhet se farmacistët kanë përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e stoqeve të nevojshme të produkteve farmaceutike (barna, maska, etj) për të plotësuar kërkesën, si dhe informimin dhe edukimin e popullatës.

Ndër masat e tjera në Shqipëri janë edhe mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i gjitha fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Në Shqipëri është rritur në 55 numri i rasteve me koronavirusin e ri, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa një prej tyre, një 73-vjeçare, humbi jetën më 11 mars. Shqipëri, masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit

– Mungesë e mjeteve mbrojtëse higjienike në Kosovë

Në Kosovë gjendja me furnizim me mallra është e kënaqshme përpos furnizimit me miell i cili ditëve të fundit është blerë me shumicë nga qytetarët, ndërsa së fundmi Shoqata e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Kosovë ka bërë të ditur se shitoret e produkteve ushqimore, duke filluar nga data 17 mars, do të punojnë me orar 12-orësh, për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Mirëpo, gjendje jo e kënaqshme është në barnatore ku qytetarët presin në radhë për të për të blerë ndonjë maskë apo doreza eventuale barnatore ashtu edhe nëpër markete.

Qytetarë të shumtë kanë ngritur shqetësime kohëve të fundit në rrjete sociale se po bëhet padrejtësi duke u rritur çmimet e maskave, dorezave e dezinfektuesve të ndryshëm, ndërsa autoritetet shtetërore kanë bërë thirrje që për çdo ngritje çmimi të lajmërohen organet kompetente.

Deri më tani, Agjencia Tatimore e Kosovës ka ndëshkuar 120 biznese për ngritje çmimesh në Kosovë, ndërsa ka pranuar mbi 3 mijë denocnime nga qytetarët.Shqipëri, masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit

Nga të tria komunat që janë në karantinë që nga dalja e rasteve të para të të prekurve në to, Komuna e Klinës, Komuna e Malishevës dhe Komuna e Vitisë kanë kërkuar furnizim shtesë të materialeve bazike, maska, doreza e dezinfektues.

Institucionet e larta në vend, punëtorët komunalë e administrative kanë marrë masa mbrojtëse duke dezinfektuar ambientet si dhe pajisur me maska e doreza, mirëpo ende disa prej kompanive kanë probleme.

Numri i të prekurve me koronavirus COVID-19 në Kosovë është gjithsej 16, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHP) bëri të ditur se deri më sot janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta me koronavirusin e ri. Rastet e para me virusin vdekjeprurës në Kosovë u shënuan më 13 mars.

COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 152 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, nga 186.500 raste të konfirmuara në mbarë botën numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 7.400, ndërsa mbi 80.500 pacientë janë shëruar.

Numri aktual i rasteve aktive është mbi 98.600, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje të qetë dhe 7 për qind në gjendje kritike.Shqipëri, masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit