INSTAT: Inflacioni në qershor 2.4%

Inflacioni në muajin qershor sipas Institutit të Statistikave llogaritet 2.4%.

Inflacioni në muajin qershor sipas Institutit të Statistikave llogaritet 2.4%.

“Në muajin qershor 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit (inflacioni) është 2.4%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin qershor krahasuar me muajin maj është -0.1%”, thuhet në raportin e publikuar sot nga INSTAT, raporton ATA.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1.25% , i ndjekur nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” që kontribuoi me 0.59%.

Ndërsa krahasuar me muajin maj, çmimet e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike u ulën me 0.3%.