INSTAT: 27% e grave dhe vajzave të punësuara, janë punëtore pa pagesë

Një pjesë e konsiderueshme e femrave në moshë pune punojnë si punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, kryesisht në fermat bujqësore.

Sipas të dhënave përmbledhëse të INSTAT të publikuara së fundmi “Shqipëria në shifra” në vitin 2020, femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Të dhënat tregojnë se  27,0 % e femrave të punësuara janë punëtore pa pagesë në biznesin familjar, kundrejt 15,5 % të meshkujve të punësuar.

Në vitin 2020, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Në Shqipëri meshkujt janë më aktivë në tregun e punës. Shkalla e punësimit për meshkujt 15-64 vjeç në vitin 2020 ishte 67,8 %, ndërsa për femrat 53,6 %, me një hendek gjinor në punësim prej 14,2 pikë përqindje.

Në nivel vendi, sektori i shërbimeve dhe ai bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 %, ndërsa punësimi në industri përbën 20,5 % të të punësuarve gjithsej në vitin 2020.

Punojnë pa pagesë

Femrat 27 %

Meshkujt 15.5 % /scan