“Informacionet nga Turqia tregojnë se vrasja e Khashoggit është planifikuar”

"Informacionet që vijnë nga Turqia nëpërmjet grupit të përbashkët të punës i formuar mes Turqisë dhe Arabisë Saudite tregojnë se të dyshuarit për vrasje në rastin Khashoggi kanë planifikuar më parë vrasjen"

Arabia Saudite ka njoftuar se informacionet që vijnë nga Turqia tregojnë se të dyshuarit për rastin e gazetarit Jamal Khashoggi e kanë planifikuar më parë vrasjen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SPA të Arabisë Saudite, mësohet se kryeprokurori i Arabisë Saudite, Suud Muxheb, është shprehur se “Informacionet që vijnë nga vendi vëlla Turqia nëpërmjet grupit të përbashkët të punës i formuar mes Turqisë dhe Arabisë Saudite tregojnë se të dyshuarit për vrasje në rastin Khashoggi kanë planifikuar më parë vrasjen”.

Muxheb ka theksuar se sipas informacionit që ai ka marrë, kryeprokuroria do të vazhdojë hetimin ndaj të dyshuarve derisa të zbulohen faktet.