Inflacioni në Turqi ka rënë ndjeshëm

Por, në fillim të tetorit, Amerika kërcënoi vendosjen e sanksioneve, si një përgjigje ndaj veprimeve të Turqisë ndaj Sirisë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dikur i referohej normave të larta të interesit “si e keqja më e madhe për një shtet”, shkruan The Economist.

Murat Uysal, Guvernatori i ri i Bankës Qendrore, duket se ka qenë zgjedhja më e mirë që Presidenti mund të bënte, sepse në krahasim me Guvernatorin paraardhës, i cili u pushua katër muaj më parë sepse refuzoi të ulë normat e interesit, që nga momenti kur z. Uysal mori këtë detyrë, ai i ka ulur rreth 3 herë normat e interesit, duke arritur në pikën maksimale dhe duke i ulur ato me 10 pikë përqindje.

Ulja e fundit e normave të interesit, në tetor, me 2.5 pikë përqindje, ishte më shumë sesa dyfishi i pritshmërive të tregut. Pas shtrëngimit agresiv të vitit të kaluar, lehtësimi tani ka më shumë kuptim. Inflacioni është rikthyer nga vlera dyshifrore në njëshifrore. Edhe monedha vendase, duket se po e rimerr veten.

Por, në fillim të tetorit, Amerika kërcënoi vendosjen e sanksioneve, si një përgjigje ndaj veprimeve të Turqisë ndaj Sirisë. Lira si pasojë u ul, por pasi Amerika ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi më 17 tetor, ajo e mori sërish veten duke shkuar në nivele të qëndrueshme.

Ajo u forcua kur Presidentët e Turqisë dhe Rusisë nënshkruan një marrëveshje të ngjashme. Kjo i dha Bankës Qendrore më shumë hapësirë për të bërë edhe një ulje tjetër në normat e interesit.