Inflacioni 1.9% në Prill, rritet kërkesa për konsum

Rritja më e madhe te ushqimet dhe komunikimi...

Konsumi ka shfaqur tendencë rritëse në muajin Prill, duke dhënë ndikim në inflacionin e këtij muaji.

Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit arriti në 1.9%, më i lartë se vlerat 0.5 dhe 1.2% që ka rezultuar në muajt e tjerë të vitit.

Rritja e çmimeve është vënë re më shumë në grupin e ushqimeve, e ndjekur nga komunikimi, argëtimi, pijet alkoolike dhe mallra dhe veshje.