Indonezi, shpëtohen alpinistët e bllokuar nga tërmeti

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 500 alpinistë të bllokuar si pasojë e tërmetit që goditit ishullin Lombok të Indonezisë

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar 500 alpinistë të bllokuar si pasojë e tërmetit që goditit ishullin Lombok të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve ANTARA, zyrtarët indonezianë kanë njoftuar se ekipet kanë shpëtuar 500 alpinistë të bllokuar në vullkanin Rinjani gjatë tërmetit që ndodhi me epiqendër 50 kilometra në verilindje të qytetit Mataram në ishullin Lombok.

Alpinstët, shumica të bllokuar si rezultat i rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga tërmeti, u shpëtuan pas mobilizimit të ekipeve të shpëtimit dhe ushtarëve për evakuimin e tyre.

Kujtojmë se 16 persona humbën jetën si pasojë e tërmetit që ndodhë dy ditë më parë në ishullin Lombok, i cili ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit turistik Bali.

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në thellësi prej 7,5 kilometra me intensitet prej 6,4 ballësh sipas Rihterit.