Indi, autobusi bie në një gryke malore, dhjetëra të vdekur

Indi, autobusi bie në një gryke malore, dhjetëra të vdekur

Një zyrtar indian është shprehur se druan që 33 persona kanë humbur jetën kur një autobus ka rënë në një gryke të thellë malore në Indinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari Vijay Suryawanshi tha se autobusi të shtunën transportonte 34 të punësuar të universitetit bujqësor, kur u rrëzua nga rruga malore teksa tentoi të bënte kthesën në qarkun Raigad të shtetit Maharashtra.

Ai theksoi se një njeri mbijetoi meqë arriti të del nga autobusi, më pas arriti të ngjitet përmes grykës dhe të vjen te rruga.

Suryawanshi theksoi se punonjësit e universitetit ishin në një udhëtim privat.

Ekipet e shpëtimit tani për tani arritën të gjejnë dhjetë kufoma, ndërsa kërkimi është i vështirë për shkak të reshjeve të shiut.

India posedon rrugët më vdekjeprurëse në botë me mbi 110.000 të vdekur në vit.