Incident në protestën studentore, s’lejohet të flasë një pedagog

Një incident është regjistruar paraditen e kësaj të diele në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, teksa një pedagogu të “Lëvizjes për Universitetin” nuk i është lejuar të flasë.

Atij i është rrëmbyer mikrofoni, ndërkohë që disa studentë kanë kërkuar largimin e tij, ndërsa të tjerë pretendojnë se ai po censurohet, pavarësisht se ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e studentëve.

Studentë të ndryshëm janë përpjekur të flasin për mediet e pranishme që po raportojnë mbi situatën, duke kërkuar largimin e përçarësve mes tyre, duke kërkuar që lëvizje, formacione apo grupime politike, të identifikuara më herët nën sigla të ndryshme politike të largohen.

Sipas tyre, kërkesat e tyre janë thjesht ekonomike dhe sociale, kushte më të mira në konvikte etj. Ndërkohë, disa mbështetës të pedagogut Jani Marka, i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës dhe pjesë e “Lëvizjes për Universitetin” kanë thënë se po tentohet të shuhet zëri i pedagogëve që mbështesin kauzën studentore.

Burimi: Top Channel