Incident i rëndë në “Astir”, banorët bëjnë për Urgjencë punonjësin e IKMT-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir” me banorët e kësaj zone ku një prej punonjësve të IKMT gjatë kryerjes së detyrës është goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në dua

50 vjeçari A.B është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.

Punonjësi i IKMT, ishte duke kryer detyrën, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zonë se janë pengesë e zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

IKMT ka reaguar për rastin duk thënë se e “denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve”.

Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, “pavarësisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe të paligjshme’, thuhet më tej.