Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e gjykimit të shkurtuar për 16 të akuzuarit e çështjes së Inceneratorit të Fierit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako si dhe për 3 subjekte juridike në çështjen për e inceneratorit të Fierit.
Në lidhje me tre të pandehurit gazetarja Dorjana Bezat, bëri me dije se Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione do vijojë gjykimi normal
SPAK ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet. Megjithatë të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes.