Presidenti Ilir Meta ndërsa vazhdon të kalojë pushimet në bjeshkët e Prevallës në Kosovës ka postuar një foto me dy fëmijë të ardhur nga Franca për të kaluar pushimet në bjeshkë.
Presidenti Meta, pozon me dy fëmijët që kanë emrat Ilirjanë dhe Ilirjan, si për të treguar trashëgimin e Ilirisë.
“Sot me miqtë e mi më të rinj Ilirjanën dhe Ilirjanin që kanë ardhur me familjen e tyre nga Franca për të pushuar në bjeshkët e mrekullueshme të Prevallës”, shprehet Presidenti Meta.