Ilir Daja është trajneri i ri i Flamurtarit

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i skuadrës së Flamurtarit. Tekniku që udhëhoqi Skënderbeun drejt triumfit të dyfishtë, ka arritur marrëveshjen me administratorin Sinan Idrizi, për drejtimin e kuqezinjve.

Jemi në ethet e Botërorit, por edhe në këtë situatë klubet nuk qëndrojnë pezull, por janë duke punuar për sezonin e ardhshëm.

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i skuadrës së Flamurtarit. Tekniku që udhëhoqi Skënderbeun drejt triumfit të dyfishtë, ka arritur marrëveshjen me administratorin Sinan Idrizi, për drejtimin e kuqezinjve.

Një lëvizje e zgjuar kjo e drejtuesve të klubit vlonjat, që i japin “çelësat” e skuadrës një trajneri me mentalitet fituesi, çka e tregon dhe karriera e Dajës, kampion me Elbasanin, Dinamon dhe së fundmi me Skënderbeun.

Prezantimi i 51-vjeçarit është bërë zyrtarisht pasditen e të martës, ndërsa tani pritet të nisë puna për përforcimin e skuadrës, sepse klubi vlonjat ka rinovuar me vetëm 4 futbollistë deri në këto momente.

Pas dënimit të kampionëve të Skënderbeut, Daja vendosi të largohet nga Korça dhe Sinan Idrizi nuk ka humbur kohë duke e marrë trajnerin tiranas në krye të stolit të ekipit që ai drejton.

Daja dhe Idrizi kanë zhvilluar ditën e sotme takimin e tretë të tyre, në të cilin duket se janë vendosur edhe detajet e fundit para hedhjes së firmës në kontratë.