“Ikin” taksat, biznese tashmë i nënshtrohen fiskalizimit me kosto të reja

Përmes fiskalizimit, bizneset do të bëjnë raportim në kohë reale të shitjeve në administratën tatimore.

Pas shumë debatesh dhe bllokimit prej pandemisë, bizneset shqiptare do t’i nënshtrohen tanimë fiskalizimit. Ky proces do të fillojë në 1 shtator për bizneset me qarkullim vjetor mbi 8 milion lekë, ndërsa për pjesën tjetër në 1 janar 2021.

Përmes fiskalizimit, bizneset do të bëjnë raportim në kohë reale të shitjeve në administratën tatimore. Kjo procedurë, kërkon përshtatje teknologjike dhe pajisjesh të reja, të cilat përkthehen në kosto të shtuar për biznesin.

Ardhja e turistëve bjellorus ishte një ogur i mbarë për të zbutur disi goditjen e këtij sektori. Por kjo nuk ka eliminuar shqetësimin kryesor të aktorëve të tregut që është vazhdimësia e sezonit, pasi rezervimet janë thuajse zero nga turistët e huaj.

Duke qenë farë pranë falimentit, shoqatat turistike i janë drejtuar qeverisë me një peticion duke kërkuar mbështetje financiare në mënyrë që të mund të mbajnë hapur aktivitetet e tyre. /Monitor