IHH ndihma dimërore për 1.500 familje në Ballkan

IHH në kuadër të fushatës "Një mirësi e ngrohtë", filloi shpërndarjen e ndihmave në dru ngrohjeje dhe rroba dimërore për 1.500 familje në vendet e Ballkanit

Fondacioni për Ndihmat Humanitare, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) ka shpërndarë ndihma dimërore për 1.500 familje në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

IHH në kuadër të fushatës “Një mirësi e ngrohtë”, filloi shpërndarjen e ndihmave në dru ngrohjeje dhe rroba dimërore për 1.500 familje në vendet e Ballkanit si Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, si dhe Presheva.

Anëtari i Këshillit të Bordit Drejtues të IHH-së, Osman Atalay, në deklaratë për AA tha se në kuadër të fushatës që do të vazhdojë gjatë dimrit, përveç druve prej 2 deri në 3 metra kub për 1.500 familje në nevojë dhe veteranëve të luftës, ka zhvilluar shpërndarjen e rrobave dimërore për fëmijët në nevojë dhe jetimët.

Atalay shtoi se gjatë fundjavës në kuadër të fushatës për 150 familje të veteranëve, jetimëve dhe atyre në nevojë në Prishtinë dhe Prizren kanë zhvilluar shpërndarjen e druve për ngrohje.