IHH fillon ndërtimin e xhamisë “Zakirin” në Afrin të Sirisë

Në Afrin të Sirisë janë hedhur themelet e xhamisë së madhe “Zakirin” që do të ndërtohet nga Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), e cila do të ketë kapacitet 1.500 persona...

Në Afrin të Sirisë janë hedhur themelet e xhamisë së madhe “Zakirin” që do të ndërtohet nga Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), e cila do të ketë kapacitet 1.500 persona.

Sipas deklaratës së bërë nga Fondacioni, zëvendësdrejtori i Fondacionit, Erhan Yemelek gjatë fjalën së tij të mbajtur në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit bëri të ditur se planifikohet që ndërtimi i xhamisë të përfundojë brenda një viti dhe të hapet për adhurim, raporton TRT.

Yemelek deklaroi se në qendër të Afrinit ka shumë pak xhami, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia me shoqëritë civile dhe popullin e saj gjatë 2 viteve të fundit bën përpjekje serioze për vendosjen e paqes dhe qetësisë në Afrin. Në këtë kuadër edhe xhamia e madhe ‘Zakirin’, themelet e së cilës i hodhëm, u zhvillua si një nga projektet e fondacionit tonë”.