Igumenicë, arrestohen 7 shqiptarë me 125 kg hashash

Shtatë shqiptarë të moshave 22-26 vjeç janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, nga agjentë të Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në kohën që po transportonin afro 125 kg kanabis.

Shtatë shqiptarë të moshave 22-26 vjeç janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, nga agjentë të Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në kohën që po transportonin afro 125 kg kanabis, raporton Top Channel.

Operacioni u krye në “Dhrimica”, në afërsi të Filatit, në kohën kur 7 të ndaluarit, të ngarkuar me çantat me kanabis po hynin në brendësi të kufirit të gjelbër, nga Shqipëria me destinacion territorin grek.

Pasi u lanë të kalonin disa kilometra, forcat e Antidrogës ndërhynë duke i arrestuar në flagrancë trafikantët.

Prej hetimeve rezultoi se njëri prej të arrestuarve, 24 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar nga një gjykatë greke për akuzën e vjedhjes.

Paraditen e së hënës,7 të ndaluarit do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë.