Ibrahim Kalin: Turqia i qaset me kujdes premtimit të ShBA-së

ShBA-të kanë premtuar shpërblim të gjithë atyre që ofrojnë informata në lidhje me vendndodhjen e tre liderëve të PKK-së.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se Turqia i qaset me kujdes premtimit të ShBA-së për të dhënë shpërblim atyre që japin informata në lidhje me 3 udhëheqës të organizatës separatiste terroriste PKK.

Zëdhënësi Kalin bëri deklarata të rëndësishme për një kanal televiziv privat.

Ai i bëri një vlerësim premtimit të ShBA-së për të dhënë shpërblim të gjithë atyre, të cilët ofrojnë informata që do të mundësojnë zbulimin e identitetit ose të vendndodhjes së Murat Karayilan, Cemil Bayik dhe Duran Kalkan.

“Ndaj premtimit të ShBA-së për shpërblim ne i qasemi me kujdes. Kjo nuk është një gjë e padobishme, por është e vonuar”, bëri të ditur zëdhënësi Kalin.

“Ata thonë se YPG-në, PYD-në e ndajnë nga PKK-ja. Nuk mund të na mashtrojnë me këtë. Ne shumë herë kemi shpjeguar se lidhja e tyre organike nuk është një marrëdhënie instrumentale. Ky është një veprim që ka mbetur shumë vonë. Ne e përshëndesim këtë akt në qoftë se ai zbatohet, por nëse brenda fotografisë së madhe kjo është një gjë për të mbrojtur angazhimin e YPG-së në Siri atëherë e vërteta do të dalë në shesh brenda 3 ditëve”, tha Kalin.

Zëdhënësi nënvizoi edhe vendosmërinë e Turqisë për çështjen e zbatimit të udhërrëfyesit për Menbixhin të dakorduar me ShBA-në.

Udhërrëfyesi për Menbixhin parashikon spastrimin e kësaj zone nga elementët terroriste të PKK/PYD/YPG-së dhe dorëzimin e zonës pronarëve të vërtetë të tij.

Matthew Palmer, ndihmëssekretari amerikan përgjegjës për çështjet evropiane dhe aziatike, bëri të ditur se në kuadër të programit “Rewards for Justice” (Shpërblime për drejtësi) të Departamentit amerikan të Shtetit, do të ndahen shpërblime për të gjithë ata që ofrojnë informata në lidhje me identitetin ose vendndodhjen e Murat Karayilan (deri në 5 milionë dollarë), për Cemil Bayik deri në 4 milionë dollarë dhe për Duran Kalkan deri në 3 milionë dollarë.

Palmer rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1997 e kanë përfshirë PKK-në në listën e organizatave terroriste të huaja, ndërsa qeveria amerikan në vitin 2001 e përfshiu PKK-në në listën e “Elementëve terroriste globale”./TRT