I vodhën paratë një adoleshenti duke ushtruar dhunë, arrestohet një 19-vjeçar, dy të tjerë në kërkim

Një 19-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi i mori një shumë parash një 18-vjeçari duke e dhunuar fizikisht, në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë në kërkim nga policia.

Në kudër të operacionit të koduar “Storm 9”, u kap 19-vjeçari M.M, ndërsa A.K 10 vjeç dhe I.A 19 të dy banues në fshatin Kotë, janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një shumë parash një 18-vjeçari, duke e dhunuar fizikisht.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.