I vihet zjarr shkollës në Shkodër ku ishte vendosur KZAZ

Incidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë. Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore.

I vihet zjarri ambienteve në katin e parë në shkollën “Shejnaze Juka”, në Shkodër, ku ishte vendosur një nga KZAZ-të. Fillimisht punonjës të bashkisë së Shkodrës, të mbështetur nga simpatizantë të Partisë Demokratike dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë që ruanin derën e KZAZ dhe me forcë kanë hyrë në ambientet e brendshme.

Bashkitë e drejtuara nga opozita përfshirë këtu dhe atë të Shkodrës i kanë dërguar një letër disa ditë më parë KQZ për lirimin e hapësirave të parashikuara për KZAZ pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Incidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë. Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore./ Opinion.al

https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/348003912574486/