I shiti bombol me helium një vajze e cila përfundoi në spital, në kërkim pronari i një tabakino në Tiranë

Një 23-vjeçar i cili është pronari i një tabakino në afërsi të stadiumit “Air Albania”, është shpallur në kërkim pas denoncimi të një shtetasi.

Sipas denoncimit të këtij shtetasi, vajza e tij kishte blerë një bombol me lëndë kimike helium dhe pas konsumit, ajo është dërguar në spital. Policia ka bërë kontrolle në tabakinon e 23-vjeçarit K.K, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 bombola me lëndë kimike helium.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 53 vjeç, shitës në tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.