Është zbuluar identiteti dhe foto e viktimës në Greqi, i cili u vra nga kunati i tij.
Viktima është 33-vjeçari Erjon Pelivani me origjinë nga Poliçani, ndërkohë që autori është 50-vjeçari Fatmir Tarellari, po nga Poliçani.
Viktima dyshohet se ka përdhunuar prej vitesh vajzën e mitur të motrës së tij.
Babai 50-vjeçar i vajzës , i cili pasi u informua nga e bija për torturat që kishte pësuar nga daja, nuk e duroi dot dhe vendosi të ndërmerrte aktin ekstrem.
Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare , ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve .
Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëisë së kunatit të tij.
Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.
Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.