I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, temperaturat do të shkojnë 39 gradë

0

Shqipëria ndodhet nën pushtetin e valëve të nxehta afrikane, që pritet të sjellin temperatura edhe më të larta në ditët në vijim.

Adjola Bani, meterologe: Temperaturat do të jenë edhe më të larta të hënën dhe të martën, me vlera që shkojnë deri 39 gradë. Edhe në zonat malore do të ndihet pasi do të shkojë deri 33 gradë. Në qytetet e Juglindjes do të ndihet më shumë.

Po prej së mërkurës temperaturat do t’i rikthehen vlerave normale të Gushtit.

Adjola Bani, meterologe: Do të jenë vlera deri në 33 grade, tipike të muajit Gusht. Pushuesit në bregdet do të vijojnë t’i shijojnë pushimet në det, pasi nuk do të këtë pasi nuk do të ketë luhatje moti.

Meterologët bëjnë me dije se temperaturat ndihen 5 gradë me shumë në zonat urbane apo ato pa bimësi. Ndërkohë që jo të zakonta për periudhën janë dhe temperaturat gjatë natës që shkojnë deri në 27 gradë në disa qytete.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.