Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një burrë është hedhur nga ballkoni i katit të 6-të dhe ka gjetur vdekjen.Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa sipas policisë i moshuari me inicialet Q. K., ka ndërruar jetë në spital.
Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 28.07.2018, në rrugën “Rrapo Hekali”, në banesë është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, shtetasi Q.K, 71 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë në Spital. Nga veprimet e kryera, rezultoi se ky shtetas vuante nga depresioni për të cilën kurohej. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë./SOT