I filmon duke keqtrajtuar një qen, dy të rinj dhunojnë turistin rus në Vlorë

Një turist rus që ndodhet me pushime ne Shqipëri denoncon se është dhunuar nga dy të rinj në qytetin e Vlorës pasi u ka bërë foto dhe u ka kërkuar të mos keqtrajtonin një qen.

Ngjarja sipas turistit, ka ndodhur në zonën e ujit të ftohtë.  Në një video amatore te vënë në dispozicion nga turisti rus, dëgjohen dy të rinj që i kërkojnë llogari pse i filmoi, ndërsa kanë tentuar ti marrin celularin.

Turisti ndërkohë është paraqitur pranë Policisë së Vlorës për denoncim zyrtar të ngjarjes.