I doli emri në dosjen Ahmetaj, deputeti socialist: S’jam marrë me tendera korruptiv

Deputeti i Partisë Socialiste, Fadil Nasufi, është pyetur këtë të enjte në lidhje me përmendjen e emrit të tij në dosjen e Arben Ahmetaj.

Gjatë një prononcimi nga ambientet e jashtme të parlamentit, në nisje të seancës plenare, Nasufi deklaroi se nuk ka dijeni për një fakt të tillë.

Ai nënvizoi se personalisht është i pasur dhe nuk është marrë me tendera korruptivë.

“Nuk kam dijeni, nuk jam marrë me tendera korruptiv”, tha Nasufi.

Ai shtoi se nuk është marrë aspak me çështjen e inceneratorëve dhe u shpreh i gashëm të shkojë të ballafaqohet nëse e thërret SPAK.

“Nuk jam i përfshirë tek inceneratorët, jam gati të shkoj nëse më thërret SPAK”, tha Nasufi.