Ngjarja e mbrëmshme ku Ardian Gjikës iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja është edhe më e rëndë. Policia e Fierit bën të ditur se Rudina Kishta, 42 vjeçe ka tentuar të mbysë në lumin Seman, në afërsi të fshatit Daullas vajzat e saj binjake, 6-vjeçare.
“Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./raporton Top Channel