I dënuar nga Anglia për drogë/ Prokuroria i sekuestron tokat, apartamentet dhe makinën lezhjanit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi pasuritë e shtetasit Gj.K., nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Kjo prokurori, më datë 26.04.2021, rregjistroi proçedimin penal me nr. 308 viti 2021 dhe në përfundim të hetimeve të kryera vendosi sekuestro preventive për pasuritë që shtetasi Gj.K. dhe familjarët e tij, të dyshuara se ishin krijuar nga veprimtaria kriminale.

Shtetasi Gj. K. është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë Angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal dhe pasuritë e mëposhtme përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro.

– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);

– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K