I armatosur në rrugë, policia holandeze e qëllon për vdekje

Policia holandeze tha të mërkurën se ata qëlluan dhe vranë një njeri në një rrugë prapa bankës qendrore të vendit, në Amsterdam, pasi ai drejtoi një armë zjarri ndaj tyre.

Policia holandeze tha të mërkurën se ata qëlluan dhe vranë një njeri në një rrugë prapa bankës qendrore të vendit, në Amsterdam, pasi ai drejtoi një armë zjarri ndaj tyre.

Policia kishte marrë informata për një njeri të armatosur dhe shkoi menjëherë ku u përball me shtetasin dhe e qëlluan për vdekje atë.

Stacioni televiziv lokal AT5 publikoi fotot e ambulancave në vendngjarje dhe citoi dëshmitarët okularë, që thanë se rreth 20 të shtëna u dëgjuan në zonë.

Policia tha se zona është mbyllur nga incidenti, ku përveç viktimës, ka mbetur edhe një shtetas tjetër i plagosur, ndërsa po hetohet me imtësi rasti./TCh