Hysaj i mërzitur me fyerjet e tifozëve në Facebook: Nuk vijmë në kombëtare për lekë

Trajneri Edi Reja ka konfirmuar Elseid Hysaj si kapiten për ndeshjen e nesërme të kombëtares ndaj Islandës.

Por në fjalën e tij në konferencën për shtyp, Hysaj shprehu edhe disa pakënaqësi për tifozët.

“I kërkoj tifozëve të jenë më të kujdesshëm dhe dua tu them që të mos fshiheni pas kompjuterit për të kritikuar e sharë lojtarët e kombetares.
Sigurisht që dikush do gabojë, por ne nuk vijmë të luajmë me kombëtaren për lekë, as me detyrim. Vijmë se e duam ekipin tonë dhe mezi presim, për këtë arsye jam i sigurtë, që secili nga djemtë jep 100% në fushë, tha ai.