Hulusi Akar: Qëndrojmë deri në fund pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas

"Pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në Kaukaz është qëndrimi agresiv i Armenisë. Armenia duhet të heqë dorë menjëherë nga ky agresion që do të ndezë rajonin", tha Akar

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se Turqia do të qëndrojë deri në fund me të gjjitha mundësitë e saj pranë Azerbajxhanit në luftën për të mbrojtur integritetin territorial, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se ministri Akar ka bërë një vlerësim lidhur me sulmet e forcave armene që vendosin në objektiv njësitë e vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

“Armenia pushtuese ka sulmuar Azerbajxhanin me shkeljen e armëpushimit dhe tregoi se sërish po shkon pas provokimit”, theksoi Akar.

“Pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në Kaukaz është qëndrimi agresiv i Armenisë. Armenia duhet të heqë dorë menjëherë nga ky agresion që do të ndezë rajonin. Ne me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë deri në fund pranë vëllezërve tanë turq azerbajxhanas në luftën për të mbrojtur integritetin teritorial. E dënojmë fuqimisht këtë sulm të ulët”, tha Akar.