Hulusi Akar publikoi një mesazh urimi me rastin e Bajramit të Kurbanit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se për sa kohë kombet përqafojnë vlerat e tyre kombëtare dhe shpirtërore, ata do të ndërmarrin hapa të forta drejt së ardhmes.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se për sa kohë kombet përqafojnë vlerat e tyre kombëtare dhe shpirtërore, ata do të ndërmarrin hapa të forta drejt së ardhmes.

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit, ministri Akar tha: “Forcat e Armatosura Heroike të Turqisë luftojnë me vendosmëri dhe me botëkuptimin ‘nëse vdes do të jem dëshmor, nëse mbijetojë do të jem veteran’ kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve ndaj vendit tonë dhe kombit fisnik, veçanërisht ndaj organizatave terroriste FETO, PKK/YPG dhe DAESh”, raporton TRT.

“Lufta jonë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat në veri të Sirisë dhe Irakut, përfshirë edhe Qipron dhe në atdheun blu, do të vazhdojë me frymëzimin e marrë nga dashuria, besimi dhe lutjet e kombit tonë fisnik. Me këtë rast përkujtojë me respekt dhe dashuri Gazi Mustafa Qemal Ataturkun dhe shokët e tij, dëshmorët tanë, veteranët që kanë kaluar në amshim dhe tërë stafin ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare”.

“Unë u uroj me gjithë zemër festën e Bajramit të Kurbanit të gjithë stafit tonë ushtarako-civilë që punojnë me sakrifica dhe heroizëm të madh për sigurinë e tokës tonë të shenjtë, atdheut blu, qiejve dhe të 83 milionë qytetarëve”, bëri të ditur ministri Akar në mesazhin e tij.