Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar bëri të ditur se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri.
Ministri Akar së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Yasar Guler, komandantin e Forcave Tokësore, gjeneralarmate, Umit Dundar, komandantin e Forcave Detare, admiralin, Adnan Ozbal dhe komandantin e Forcave Ajrore, gjeneralarmate, Hasan Kuçukakyuz vizituan familjen e reshterit të xhandarmerisë, Ozgur Can Ince, i cili ra dëshmorë në sulmin e organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Gercus të Batmanit.
Në fjalën e tij ministri Akar tha se “Kjo luftë nuk do të ndalet deri në asgjësimin e terrorit dhe terroristëve. Jemi të vendosur luftën tonë do ta vazhdojmë deri në fund. Ata mund t’ju japin armë dhe municion me mauna me vagonë dhe kjo nuk është fund. Këtë e kanë kuptuar edhe ata që ndodhen në krye të terroristëve, por do ta kuptojnë edhe të nënshtruarit e tyre”.
Akar theksoi se Forcat e Armatosura, xhandarmeria, policia, rojet e fshatit të gjitha forcat e sigurisë janë vënë në ndjekje të terroristëve pa dallim ditën apo natën, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Edhe pse janë shënuar arritjet e mëdha në këtë drejtim, terroristët me mbështetje të marrë nga brenda dhe jashtë, me bashkëpunimin e tyre me tradhtarët, vazhdojnë ekzistencën e tyre. Por, ne themi se lufta e jonë do të vazhdojë deri në asgjësimin e terroristët të fundit. Ashtu si deri më sot edhe tash e tutje gjaku i dëshmorëve, veteranëve tanë nuk do të mbetet pa u hakmarrë, ata po japin dhe do të japin llogari për këtë”./TRT