Hollandë, deputeti i ekstremit të djathë konvertohet në Islam, gjatë shkrimit të një libri anti-Islam

40-vjeçari tani ka thënë se ai ishte bërë musliman duke shkruar atë, që kishte për qëllim të ishte një libër anti-islam.

Një deputet holandez, i cili më parë ishte anëtar i partisë së ekstremit të djathtë të politikanit anti-islam, Geert Wilders, njoftoi se ai është konvertuar në Islam.

Joram van Klaveren e kishte denoncuar Islamin si “gënjeshtër” dhe tha se “Kur’ani është helm” gjatë kohës së tij si politikan për Partinë e Lirisë (PVV).

 

“Gjatë shkrimit të këtij libri bindjet e mija u zbehën gjithnjë e me tepër, deri në momentin qe u shua e gjithë pikëpamja ime e gabuar mbi Islamin,” tha ai për shfaqjen televizive holandeze NieuwLicht.

Z. Wilders krahasoi konvertimin e ish-krahut të tij të djathtë me “një vegjetarian që do të punonte në një thertore”.

Z. Van Klaveren ishte deputet për PVV midis 2010 dhe 2014, por u largua pasi z. Wilders u kërkoi mbështetësve nëse ata donin më pak marokene apo jo në Holandë gjatë një tubimi në vitin 2014.

Kur turma bërtiti ” më pak”, Z. Wilders buzëqeshi dhe u përgjigj: “Në do ta rregullojmë këtë gjë.” Ai është dënuar më parë disa herë për nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit.

Në një intervistë me gazetën holandeze NRC, zoti Van Klaveren tha se komentet e tij rreth Islamit ishin “thjesht të pasakta”.

Ai shtoi: “Por kjo ishte politika PVV: gjithçka që nuk funksiononte duhej të lidhej me Islamin në një mënyrë apo në një tjetër”.

Libri i z. Van Klaveren, i cili fillimisht kishte për qëllim të ishte anti-islam, tani do të quhet Apostat: Nga Krishterimi në Islam në kohën e terrorizmit sekular.