Holanda: Presim raportin e KE; Deputetët holandezë takuan Ramën dhe Bashën, nuk komentuan vizat

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Europën në parlamentin e Holandës kanë zhvilluar një vizitë faktmbledhëse për plotësimin e 5 prioriteve që i janë vendosur Shqipërisë.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Europën në parlamentin e Holandës kanë zhvilluar një vizitë faktmbledhëse për plotësimin e 5 prioriteve që i janë vendosur Shqipërisë.

Ata janë takuar me kryeministrin Rama, ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj dhe kreun e opozitës Basha. Deputeti Anne Mulder në një deklaratë nga ambasada e Holandës që në fillim theksoi se vizita nuk lidhet me kërkesën e parlamentit për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

“Jemi këtu me ftesë të parlamentit të Shqipërisë. Arsyeja e vizitës ka të bëjë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe axhendën e reformave.Ne jemi të informuar dhe jemi të ndërgjegjshëm, që votimi parlamentit holandez për çështjen e vizave, ka tërhequr shumë vëmendje në Shqipëri. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vizitës tonë dhe as nuk ka qenë, një temë e ngritur apo diskutuar ne takimet që patëm. Tashmë i takon Komisionit Europian të bëjë vlerësimin e vet, të propozoj një rekomandim në lidhje me Shqipërinë. Ne do ta diskutojmë këtë raport në parlament pasi të jetë publikuar”, tha Anne Mulder, deputet holandez, shkruan Top Channel.

Top Channel ka mësuar se gjatë fundit të muajit Maj kryetari parlamentit Ruçi do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në parlamentin e Holandës për çështjen e vizave. Në mbledhjen e vitit të shkuar të këshillit të ministrave në Bruksel, Holanda ishte kundra celjes së negociatave për Shqipërinë.