Hidhet në Apel shorti për ankesën e LSI-së, kryesues i trupës, Ardian Dvorani

Është hedhur sot në Apel Administrativ ankesa e LSI-së për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinë dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia...

Është hedhur sot në Apel Administrativ ankesa e LSI-së për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinë dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia.

Mësohet se kryesues i trupës gjyqtare që do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së është Ardian Dvorani.

Më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit.