Motori i helikopterit të parë autentik të Turqisë, T625, që kreu me sukses fluturimin e parë, punoi në mënyrë e projektuar.
Në fazën e ardhshme të projektit do të vihet re se çfarë do të bëjë dhe si do të reagojë motori, që do të ketë një ngarkesë 150-180%.
Limitet e motorit që do të lihet në punë me ditë të tëra, për të testuar jetëgjatësinë e tij, do të sforcohen deri në testin e shkatërrimit.
Me zhvillimin e prodhimin në Turqi të motorit turboshaft do të hidhet një hap i ri i teknologjisë së lartë në industrinë hapësinore.
Kjo përmban një rëndësi të madhe në mënyrë që Turqia të fitojë deri në skaje aftësitë e pajisjeve, analizave, projektimeve dhe testeve.
Helikopteri T625 do të ketë aftësi për kryerjen e detyrave në kushtet e vështira klimaterike dhe gjeografike, në lartësi dhe temperatura të larta dhe gjatë natës dhe ditës.
Për shkak të gamës së gjerë të përdorimit të tij, helikopteri T625 do të mund të përdoret për transport të përgjithshëm, transport të personave shumë të rëndësishëm (VIP), transport të mallrave, si ambulancë ajrore, për punimet e kërkim-shpëtimit dhe do të kryej detyra të transportit në det të hapur./TRT