Haxhinjtë shqiptar kthehen nga tokat e shenjta

Haxhinjtë shqiptarë si çdo vit tjetër, edhe këtë herë i janë bashkuar miliona besimtarëve nga e gjithë bota, në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer ritualin e përvitshëm të Haxhit.

Haxhinjtë shqiptarë si çdo vit  tjetër, edhe këtë herë i janë bashkuar miliona besimtarëve nga e gjithë bota, në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, për të kryer ritualin e përvitshëm të Haxhit.

Grupi i haxhinjve nga Shqipëria është kthyer sot në vend, duke mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, raporton Frekuenca.

Besimtarët të cilët ishin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, janë pritur në aeroport nga familjarët dhe të afërmit e tyre, si dhe nga besimtarë të tjerë

Këtë vit ishin rreth 470 besimtarë që udhëtuan nga Shqipëria për të kryer Haxhin, ku pjesë e tyre janë edhe besimtarët nga Mali i Zi. Sivjet numri i besimtarëve që ishin regjistruar për të kryer Haxhin, ishte më i lartë në krahasim me një vit më parë.