Hashim Thaçi: Ka shumë veteranë mashtrues

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë luftëtarë në uniformë, ndërsa të tjerët janë mashtrues. Për këtë arsye ai ka kërkuar që drejtësia në Kosovë të inkurajohet që rastit të veteranëve t’i shkohet deri në fund, dhe të ndalen presionet e kërcënimet politike ndaj prokurorëve e gjyqtarëve për këtë çështje.

“Shembull eklatant është çështja e veteranëve të UCK-së. E vërteta është më se e qartë, nuk ka pasur më shumë se 12 mijë-15 mijë luftëtarë me armë dhe uniformë, ndërsa të tjerat janë vetëm mashtrime. Këtij mashtrimi të madh me humbje të madhe të buxhetit të Kosovës duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, dhe jo përmes kërcënimeve apo presionit politik prej kujtdo që vjen, apo të diskutimeve në Parlament apo jashtë parlamentit”, ka thënë presidenti.

Presidenti i vendit po ashtu ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke kërkuar mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.

“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të sillte dobi jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Do të jemi fitues të gjithë, ndërsa humbës do të ishin vetëm njerëzit e kriminalizuar….”, tha ai.

Ndryshe, presidenti gjatë konferencës rajonale kundër korrupsionit që u mbajt në Prishtinë, ka folur edhe për korrupsion, duke thënë se Kosova është e vendosur të shkojë përpara në luftimin e kësaj dukurie. Për korrupsion ka folur edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalija Apostolova duke kërkuar veprime konkrete.

Kurse ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruori O Conel tha se vetëm pushtetarët me integritet të fortë mund ti rezistojnë fenomenit të korrupsionit./TRT