Hashim ​Thaçi publikon foton me Trump dhe Merkel

​Presidenti i Kosovës: Mbështetja e Gjermanisë për marrëveshjen finale me Serbinë është kruciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet profilit të tij në Facebook dhe Twitter ka postuar fotografinë e takimit që ka pasur mbrëm në Paris me presidentin e SHBA-së, Donal Trump.

Edhe në këtë postim, Thaci ka cituar presidentin amerikan i cili e ka siguruar atë se SHBA mbështet 100% marrëveshjen ligjerisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të luftës së parë botërore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Paris, është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka biseduar për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter kreu i vendit shkruan se është pajtuar me Merkel se mbështetja e Gjermanisë është kruciale për këtë marrëveshje dhe anëtarësimin e Kosovës në BE./KosovaPress