Hasan Rouhani: Duhet të marrim masa që civilët në Idlib të mos dëmtohen

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se duhet të merren masat që civilët në Idlib të mos dëmtohen.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se duhet të merren masat që civilët në Idlib të mos dëmtohen.

Rouhani thekoi se SHBA-të kanë vazhduar akuzat kundër regjimit teksa zhvillohej samiti.

Rouhani ka rikujtuar se janë kundër ndërhyrjes së SHBA-ve dhe ndërhyrjes së jashtme duke shtuar se kjo do të kompleksojë edhe më shumë problemet.

“Duhet të eliminojmë terroristët në rajon. Duhet të marrim masat që civilët në Idlib të mos dëmtohen. Në bisedimet tona në takim jemi dakorduar në lidhje me këtë çështje. Duhet të inkurajojmë terroristët të lënë armët dhe t’iu japin fund veprimeve të tyre”, është shprehur Rouhani.

Ai theksoi se në rajon ndodhen anëtarë të organizatave terroriste si Nusra dhe DEASH, ku dhe veprimet e terroristëve dëmtojnë popullatën, raporton AA.

Pasi ka përmendur rëndësinë e procesit politik dhe hartimin e kushtetutës së re për zgjidhjen e problemit sirian, Rouhani tha se në takim kanë vënë theksin në rikthimin e sirianëve të larguar nga vendi, shkëmbimin e të arrestuarve dhe rindërtimin e Sirisë.

Më tej presidenti i Iranit ka shtuar se populli i Sirisë ka pësuar shumë dëme në këto shtatë vite dhe ka shprehur besimin se së shpejti në vend do të sigurohet paqja.

“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund të rrugës; deri kur të sigurohet demokracia në Siri, derisa refugjatët të kthehen dhe kur të sigurohet paqja dhe stabiliteti i plotë. Samiti i ardhshëm do të mbahet në Rusi. Deklarata e tre vendeve konfirmon qartë rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Siri”, ka deklaruar Rouhani, duke theksuar se duhet të vazhdojë bashkëpunimi mes tre vendeve.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ruhani ka pretenduar se terroristët në rajon përdorin civilët si mburojë.

“SHBA-ja duhet të largohet menjëherë nga Siria. Shpresoj që në Siri të vendoset paqja dhe stabiliteti, në këtë mënyrë sirianët mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Rouhani.