HARTA-LIVE/ Shqipëria nën sundimin e motit të keq, era lë fshatrat e Lezhës pa drita, rrëzon pemën

Sipas Meteoalb, intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.

Shirat nuk kanë të ndalur as sot. Shqipëria do të jetë e mbizotëruar nga një mot i ftohtë e me shira të dendur edhe gjatë ditës së sotme, njësoj si dje. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut. Sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Moti i keq ka sjellë dëme në Lezhë, ku ka rrëzuar një pemë dhe ka bërë që 16 fshatra të mbeten pa energji elektrike.

Një ditë më parë moti i keq dhe shirat shkaktuan probleme në të gjithë vendin. Shumë akse rrugore u bllokuan, ndërs Korça mbeti pa energji elektrike.