Haradinaj: Nëse i duhen votat Kurtit, ia jap unë! Kam dhe një këshillë

Nëse Albin Kurtit i duhen pak vota për ta marrë postin e kryeministrit, ato do të ia garantojë Ramush Haradinaj. Kryeministri në detyrë në Kosova tha për mediat se për shefin e ri të qeverisë e ka një këshillë.

“Ai duhet të mos zhgënjejë njerëzit”, ka thënë shkurtimisht Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se presidenti i vendit nuk e përcakton kohën e formimit të qeverisë dhe kjo sipas tij, varet nga negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.