Haradinaj kujton dy nga dëshmorët më të rinj të UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Valon Malaj ishte vetëm 16-vjeç ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç kur ranë si sot para 21 vitesh në Gllogjan.

Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit. Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Lavdi!”, tha Haradinaj.