Haradinaj: Çdo vonesë për ngritjen e institucioneve rëndon mbi VV-në

Kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjitha vonesat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.

Haradinaj, i shoqëruar me deputetët e AAK-së nuk e mohoi mundësisë e një ngërçi politik në vend, por bëri thirrje brenda afateve kohore të formohen institucionet.

“Duhet të konstituohet Kuvendi, vonesat tash e tutje të ndërtimit të Kuvendit dhe Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin për shkak se vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kryetarin. Tash e tutje koha është mbi Vetëvendosjen dhe Kurtin”, tha ai.

Haradinaj po ashtu përsëriti se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.